Coelho te Alkimisti: Tradhtia është një shuplakë që s’e pret…

Coelho te Alkimisti: Tradhtia është një shuplakë që s’e pret…

Paulo Coelho Nga Paulo Coelho Ecën kështu në heshtje për më se dy ditë. Alkimisti tregohej më i matur, pasi po i afroheshin zonës ku betejat ishin ndezur keqas. Dhe djaloshi përpiqej të mbante vesh ç’i thosh zemra. Ç’zemër e pashtruar që ish: më parë s’gjente qetësi derisa të nisej, kurse tani donte me çdo kusht të arrinte. Kohë më kohë, zemra ndalej, orë të tëra, duke rrëfyer ngjarje përmalluese. Herë të tjera prekej kur në shkretëtirë lindte dielli, saqë djaloshit i shkonin lotët faqeve, prandaj dhe fshihej.   Zemra i hidhej edhe më fort në krahëror kur dëgjonte të flitej për thesarin, dhe shtrohej kur vështrimi i tij tretet  tej horizontit të paanë të shkretëtirës. Por prapë s’gjente qetësi, edhe kur djaloshi nuk këmbente ndonjë...