Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
U godit nga betonierja gjatë punës në Itali, ky është shqiptari 36-vjeçar që humbi jetën
Ky që shihni në foto është 36-vjeçari shqiptar që humbi jetën në një aksident gjatë punës në Pozallo të Italisë. Sipas mediave të huaja, ai u godit nga krahu mekanik i hekurit të betonierës, gjatë procesit të hedhjes së betonit në çatinë e një objekti në ndërtim, ndërsa kolegu i tij u plagos rëndë. ARTUR DELIU Hetimet për ngjarjen tragjike po vijojnë nga autoritetet për të zbardhur dinamikën dhe kushtet e sigurisë. Ndërkohë komuniteti vendas dhe ai shqiptar kanë nisur mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjen me procedurat dhe përballimin e ceremonisë mortore dhe situatës. Deliu mësohet se ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ndërkohë që familjarë të tij kanë udhëtuar nga Shqipëria për në Itali për të ndjekur procedurat. Mediat raportojnë...