GJKKO pezulloi Belinda Ballukun, ish-ministri i Drejtësisë ngre alarmin: Precedent i rrezikshëm, mund të na lërë..

GJKKO pezulloi Belinda Ballukun, ish-ministri i Drejtësisë ngre alarmin: Precedent i rrezikshëm, mund të na lërë..

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas lajmeve se zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është pezulluar nga GJKKO. Përmes një postimi në “Facebook”, Manjani shkruan se ky vendim nuk prek vetëm një anëtare të kabinetit, por godet funksionalitetin e qeverisë, duke krijuar kështu një situatë të cilën konsideron si “grusht shteti”. “Por GJKKO sot nuk ka pezulluar Ballukun, por qeverinë. Së pari zv. kryeministri është kryeministër. Vetëm propozim për ndryshim kabineti nuk bën, të tjerat i bën të gjitha. Në një situatë kur Kryeministri gjendet i pamundur të jetë fizikisht në detyrë dhe zv. kryeministri është i pezulluar, vendi është pa qeveri. Ky është qëllimi i drejtësisë, të lërë vendin pa qeveri?!”, shkruan Manjani teksa argumenton më tej qëndrimin e...