5 pasagjerë humbin ndjenjat në linjën Londër- Tiranë, avioni kthehet mbrapsht

5 pasagjerë humbin ndjenjat në linjën Londër- Tiranë, avioni kthehet mbrapsht

Një situatë e pazakontë është regjistruar gjatë fluturimit Londër–Tiranë. Mësohet se gjatë fluturimit, pesë pasagjerë kanë rënë pa ndjenja dhe avioni ka devijuar rrugën dhe është kthyer në destinacionin fillestar, Londër. Avioni i nisur nga Luton Airport pritej të mbërrinte në Rinas në orën 10:55, por në Mynih avioni është kthyer mbrapsht. Pesë pasagjerët janë sëmurur papritur me gjendje të fikëti dhe sapo ekuipazhi ka njoftuar pilotin ai ka devijuar rrugën për tu kthyer në Londër pasi në atë pikë ishte më afër se Tirana. Mësohet se avioni ka mbërritur në aeroport dhe 5 ambulanca ndodhen në pistë duke pritur pasagjerët e sëmurë, të cilët nuk dihet çfarë u ka ndodhur. Ndërkohë pasagjerët e tjerë pritet të nisen drejt Tiranës më vonë dhe kjo ka...