“Mbështesim fort luftën kundër korrupsionit”/Altin Dumani takime me drejtuesit e lartë të BE

“Mbështesim fort luftën kundër korrupsionit”/Altin Dumani takime me drejtuesit e lartë të BE

Kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi një vizitë dyditore shumë të rëndësishme në Bruksel, ku u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian nga DG NEAR, OLAF, DG JUST dhe kabinetet e komisionerëve për Zgjerimin dhe Punët e Brendshme.  Gjatë takimeve, u vlerësuan arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e BE-së dhe partnerët ndërkombëtarë.  Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi mbështetjen e fortë të BE-së për SPAK-un dhe rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të tij edhe në vitet e ardhshme, veçanërisht pas vitit 2026. Ai nënvizoi se përparimi drejt anëtarësimit në BE varet edhe nga puna e institucioneve të tjera shqiptare, jo vetëm e SPAK-ut.  Postimi:  Vizitë shumë e mirë dyditore në Bruksel e Kryeprokurorit të...