Një nga rrjetet më të mëdha të trafikimit të veprave të kultit dhe antikiteteve, gjithashtu aktive edhe në Shqipëri, u çmontua gjatë një operacioni tjetër të EUROPOL, pas atij të trafikut të makinave dhe qenieve njerëzore.
Në operacion morën pjesë autoritete policore dhe gjyqësore nga Shqipëria, Franca, Gjermania, Greqia, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Deri tani informohet për 35 persona të arrestuar nga të gjitha këto vende, qindra kontrolle dhe të paktën 7 mijë objekte të sekuestruara me vlerë antike, mes tyre shumë monedha ari.
Dëmi i shkaktuar nga organizata kriminale llogaritet në 100 milionë euro. Në Shqipëri mësohet se është ushtruar kontroll në një banesë respektivisht nga 131 kontrolle në total në të gjithë Evropën dhe nuk ka konfirmim për arrestimet.
Veprimet operative u koordinuan nga qendrat në Sofje dhe Eurojust, ndërsa hetimi vazhdon, pasi ky është një rrjet kompleks trafikimi antikitetesh, me shitje objektesh si brenda ashtu edhe jashtë Evropës.
Çështja filloi pas një bastisjeje në vitin 2020 në një rezidencë në Bullgari, ku autoritetet sekuestruan afërsisht 7,000 objekte kulturore me vlerë të paçmuar historike dhe monetare. Gjetjet ishin kryesisht antikitete greko-romake me rëndësi të konsiderueshme historike.
Gjetje të tjera me objekte me vlerë të identifikuara nga Autoritetet gjatë fazës së fundit të operacionit, më 19 nëntor, Autoritetet vazhduan me:
– 35 arrestime në Bullgari
– 131 kontrolle shtëpish, automjetesh dhe kasafortash (1 në Shqipëri, 120 në Bullgari, 3 në Francë, 3 në Gjermani, 4 në Greqi)
– Sekuestrime të mbi 3,000 objekteve, duke përfshirë monedha të lashta ari dhe argjendi dhe antikitete të tjera, me një vlerë të vlerësuar prej mbi 100 milionë eurosh, vepra arti, armë, dokumente, pajisje elektronike, mbi 50,000 euro në para të gatshme dhe ar.
Rrjeti financoi gërmime të paligjshme në Bullgari, Greqi dhe vende të tjera të Ballkanit, si dhe në Itali. Kontrabandistët vendas që vepronin në emër të ndërmjetësve, të cilët ishin të lidhur me udhëheqjen e rrjetit, duket se kanë luajtur një rol kyç në aktivitetet e paligjshme.
Koleksioni i sekuestruar në vitin 2020 përfshin objekte unike, disa prej të cilave datojnë që nga viti 2000 para Krishtit. Këto përfshijnë maska, pajisje lufte, bizhuteri, vazo, enë dhe gota nga botët trake dhe greko-romake.
Shumica e antikiteteve nuk kishin asnjë dokument prejardhjeje ose kishin dokumente të dyshimta nga shtëpitë e ankandeve në Francë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Hetimi i autoriteteve vazhdon.
