Balluku prej disa orësh në Kryeministri/ Shehaj: Po thur plane për t’i shpëtuar drejtësisë

Balluku prej disa orësh në Kryeministri/ Shehaj: Po thur plane për t’i shpëtuar drejtësisë

Partia Mundësia ka organizuar sot një protestë para ambienteve të Kryeministrisë, pikërisht në momentin kur ish-ministrja Belinda Balluku ndodhet brenda godinës prej më shumë se 4 orësh, e dyshuar për një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Në protestë morën pjesë deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri, së bashku me dhjetëra qytetarë që mbanin pankarta me mbishkrim ku kërkonin largimin e Ballukut. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi para protestuesve: “Shqipëria është në një moment historik. Të korruptuarit janë mbyllur në zyrë dhe po bëjnë plane si t’i shpëtojnë drejtësisë. Pas Veliajt dhe Ahmetajt, tani e kanë radhën Ballukun. Ajo është zv/kryeministrja në detyrë dhe nuk e lëshojnë dot, sepse pas saj shkojnë direkt te Edi Rama. Janë rrethuar nga drejtësia! Mendonin...