Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Acari po vjen, i ftohti polar pritet të ‘pushtojë’ vendin tonë”, Porja paralajmëron: Këto qytet të përgaditen për…
Sinoptikania Lajda Porja ka paralajmëruar një ndryshim të fortë të motit gjatë fundjavës dhe ditëve në vijim, për shkak të depërtimit të një mase të ftohtë polare që aktualisht ka përfshirë Europën Qendrore. Sipas saj, mbrëmja e së shtunës do të shënojë hyrjen e kësaj mase të ftohtë në territorin shqiptar, duke sjellë reshje dëbore në zonat malore, veçanërisht në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet pritet të jenë më të pakta. Temperaturat do të zbresin ndjeshëm, ndërkohë që reshjet do të vijojnë deri të hënën — me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në lartësitë malore. “Masa e ftohtë polare do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa Korça do të ketë reshje më të pakta. Temperaturat do të bien...