BE: Çdo plan paqeje për Ukrainën duhet të ketë miratimin e Kievit dhe Evropës

BE: Çdo plan paqeje për Ukrainën duhet të ketë miratimin e Kievit dhe Evropës

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka reaguar pas qarkullimit të lajmeve se SHBA-ja dhe Rusia kanë hartuar një plan për fundin e luftës në Ukrainë, i cili do të kërkonte kapitullimin e Kievit. Kallas ka deklaruar çdo plan paqeje për Ukrainën kërkon mbështetjen e Kievit dhe Evropës. Drafti i planit, i cili thuhet se u zhvillua nga i dërguari i Donald Trumpit, Steve Witkoff, dhe këshilltari i Kremlinit Kirill Dmitriev, do të detyronte masa “drakoniane” mbi Ukrainën që do t’i jepnin Rusisë kontroll të paparë mbi sovranitetin ushtarak dhe politik të vendit. Plani ka të ngjarë të shihet si dorëzim nga Kievi zyrtar, raporton The Guardian. Financial Times dhe Reuters raportuan se propozimi do t’i kërkonte Ukrainës të dorëzonte territorin që...