Më shumë rregulla për tregtinë online, subjektet duhet të regjistrohen dhe të publikojnë të dhënat

Më shumë rregulla për tregtinë online, subjektet duhet të regjistrohen dhe të publikojnë të dhënat

Të gjitha subjektet tregtare që oprojnë online në Shqipëri do të kenë detyrimin që të bëjnë më shumë transparencë për aktivitetin e tyre,Në projektligjin për procedurat tatimore parashikohet shtimi  disa kritereve për veprimtarinë e ushtruar nëpërmjet internetit. Në kushtet e zhvillimit të shpejtë të ekonomisë digjitale është e nevojshme të përcaktohet qartë se veprimtaria e ushtruar nëpërmjet internetit përbën veprimtari ekonomiko-tregtare dhe i nënshtrohet detyrimit për regjistrim dhe tatim, duke shmangur çdo keqinterpretim nga subjektet që operojnë elektronikisht dhe duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë. Në këtë projektligj propozohet gjithashtu detyrimi i publikimit në faqet e internetit  I të dhënave identifikuese të subjekteve që ushtrojnë këtë  veprimtari  si NIPT, emër, adresë e  numër telefoni). Kjo masë synon parandalimin dhe  shmangien e detyrimeve fiskale...