Balluku prej 3 orësh në kryeministri, mbërrin ‘urgjentish’ edhe Ulsi Manja, çfarë po ‘gatuhet’?

Balluku prej 3 orësh në kryeministri, mbërrin ‘urgjentish’ edhe Ulsi Manja, çfarë po ‘gatuhet’?

Deputeti Ulsi Manja ka mbërritur në kryeministri rreth orës 15:40, ku prej të paktën 3 orësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është në një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi i Ballukut me Ramën erdhi pas masës së propozuar nga SPAK dhe vendosur nga GJKKO për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ndalimin e daljes së saj jashtë shtetit.