Analisti Erl Murati, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut nga GJKKO, ndërsa ajo është e pandehur prej javësh nga SPAK.
Murati i është referuar akuzave të rënda që i ka bërë Ballukut ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj: “Arben Ahmetaj e ka cilësuar Belinda Ballukun si një nga plaçkitëset më të mëdha të shtetit shqiptar. Sipas tij, dëmet e shkaktuara nga ajo janë së paku dyfishi i dëmit që bëri tërmeti i 26 nëntorit 2019. Është një person që ka menaxhuar buxhete gjigante dhe që zotëron informacion të ndjeshëm politik,” tha Murati.
Analisti ka vlerësuar punën e SPAK-ut dhe reformën në drejtësi:
“Reforma në drejtësi është sponsorizuar drejtpërdrejt nga aleatët amerikanë dhe evropianë. Institucionet e reja, përfshirë SPAK-un, financohen me paratë e taksapaguesve amerikanë dhe evropianë. Prandaj, pavarësisht tentativave të politikanëve për të ndikuar, SPAK-u ka treguar se është institucioni më i besuar në vend, dhe jo pa arsye.”
Sa i përket statusit aktual të Belinda Ballukut, Murati ka sqaruar aspektin ligjor: “Balluku është e pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe është absolutisht logjike që të mos qëndrojë në detyrë. Masa e sigurisë është pezullimi nga detyra, por nëse nesër ajo shkon në zyrën e ministres dhe kryeministri Rama nuk e shkarkon, atëherë automatikisht hyn në fuqi prokuroria dhe gjykata, të cilat mund të marrin masa edhe më të rënda sigurie.”
Murati ka lënë të kuptohet se presioni mbi kryeministrin Rama për shkarkimin definitiv të Ballukut do të rritet ndjeshëm në ditët në vijim.
Rama në udhëkryq/ A do ta shkarkojë Ballukun pas goditjes së GJKKO? Analisti tregon prapaskenat: Pritet që të..
