Balluku prej më shumë se dy orësh në Kryeministri, Ulsi Manja hyn në godinë

Balluku prej më shumë se dy orësh në Kryeministri, Ulsi Manja hyn në godinë

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti socialist Ulsi Manja ka hyrë në ambientet e Kryeministrisë, ku prej më shumë se dy orësh ndodhet edhe Belinda Balluku. Zv/kryeministrja është njohur sot me masën e sigurisë së pezullimit nga detyra dhe heqjes së pasaportës nga GJKKO, teksa prej javësh ajo është marrë e pandehur nga SPAK. Besohet se Balluku po zhvillon një takim me kryeministrin Rama, i cili është nisur pikërisht sot pas shpalljes së masave të sigurisë nga GJKKO.