Vrasja për një kafe në Manzë, Gjykata e Durrësit lë në burg Daniel Pepën

Vrasja për një kafe në Manzë, Gjykata e Durrësit lë në burg Daniel Pepën

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Daniel Pepën, për vrasjen e Flori Paluçit në Manzë.  Një ditë pas dorëzimit në Policinë e Durrësit, së bashku me armën e krimit, që është dërguar në laborator për ekzaminim, 21-vjeçari Daniel Pepa u paraqit këtë të enjte para Gjykatës së Durrësit, ku u zhvillua seanca për verifikimin e kushteve të caktimit të masës së sigurisë. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa gjykata verifikoi kushtet ligjore të masës së mëparshme të sigurisë, caktuar në mungesë.  Pepa, i akuzuar për vrasjen e Flori Paluçit më 22 tetor në Manzë, u shfaq i penduar dhe kërkoi ndjesë për krimin para trupit gjykues, duke deklaruar se ishte i gatshëm të përballej me përgjegjësinë e veprimeve të tij.  Në përfundim të seancës, gjykata vendosi vijimin e zbatimit të masës...