Trump dhe Ronaldo luajnë futboll në Zyrën Ovale, videoja me AI që po “çmend” rrjetin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka treguar dashurinë e tij për Inteligjencën Artificiale përmes postimeve të tij në llogaritë e tij në rrjetet sociale. 
Këtë herë, ai zgjodhi ta bënte këtë për takimin e tij me Cristiano Ronaldon, duke ngarkuar një video që e tregon atë duke luajtur futboll me yllin portugez në Zyrën Ovale. 
Këto imazhe i shoqëron me frazën: 
Ronaldo është një djalë i shkëlqyer. U ndjeva shumë mirë kur e takova në Shtëpinë e Bardhë. Shumë i zgjuar dhe interesant! 
Edhe Shtëpia e Bardhë ka postuar një video (me AI), ku shkruhet: Two GOATS. CR7 × 45/47 
GOAT është akronim për “Greatest Of All Time” (më i miri i të gjitha kohërave). Këtu referencat janë për Cristiano Ronaldo dhe Donald Trump, duke i krahasuar ata si më të mirët në fushat përkatëse. Ronaldo si CR7 dhe Trump si presidenti i 45-të, por edhe i 47-të në Amerikë. 
Ronaldo, mori pjesë të martën, 18 nëntor, në një darkë në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte i pranishëm edhe udhëheqësi i Arabisë Saudite, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman. 
Trump e përshkroi si një “nder” mikpritjen e Ronaldos, i cili për shkak të rolit të tij në ligën saudite të futbollit ka fituar vëmendjen si një figurë që simbolizon procesin e modernizimit të vendit. 
Ndërkohë, Princi saudit synon të reduktojë varësinë e Arabisë Saudite prej të ardhurave nga nafta, duke diversifikuar ekonominë në fusha të tjera, përfshirë sportin dhe turizmin. 

( @realDonaldTrump – Truth Social Post )( Donald J. Trump – Nov 20, 2025, 12:48 AM ET )
Ronaldo is a GREAT GUY. Loved meeting him at the White House. Really smart, and cool!!! President DJT pic.twitter.com/JkoBWPaRAk
— Donald J Trump Posts TruthSocial (@TruthTrumpPost) November 20, 2025