Zelensky takon zyrtarë amerikanë të Mbrojtjes mes raportimesh për një plan të diskutueshëm paqeje

Zelensky takon zyrtarë amerikanë të Mbrojtjes mes raportimesh për një plan të diskutueshëm paqeje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të takohet të enjten në Kiev me zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes*, teksa raportohet se Moska dhe Uashingtoni e kanë përpiluar një plan të paqes, që kërkon nga Ukraina të bëjë koncesione të mëdha. Draft-propozimi i ri amerikan për të ndalur luftën në Ukrainë parasheh që Kievi të heqë dorë nga një pjesë e territorit dhe armët, sipas raportimeve të disa mediave të datës 19 nëntor. Propozimi amerikan raportohet se përfshin edhe zvogëlimin e numrit të forcave të armatosura ukrainase dhe njëkohësisht zvogëlim të ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka qenë thelbësore në luftën e Ukrainës kundër ushtrisë ruse. Përveç kësaj, parashihet që trupat e huaja të mos kenë prezencë në tokën ukrainase dhe...