Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Rënia e Belindës është çelje kapitulli”/ Vendimi i GJKKO, reagon Bardhi: Rama të japë dorëheqjen
Masat e sigurimit ndaj Belinda Ballukut, Reagon Gazment Bardhi. Reagimi i plotë: Rënia e Belinda Ballukut është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës! Sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën. Të fituar janë qytetarët e dëmtuar në taksat e tyre të vjedhura, të fituar janë ata që luftuan e denoncuan. Tē humburit e medhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku, dhe duartrokitësit e tyre në Kuvend, të cilët humbën rastin për të treguar se janë në nivelin e qytetarëve të vendit. Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe sot u turpëruan. Ky i sotmi është një hap i...