Gazetari Almer Toska, i ftuar në një studio televizive ka folur për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut dhe bllokimin e pasaportës nga GJKKO, ndërsa ajo është marrë e pandehur prej javësh nga SPAK.
Sipas tij është prerë një urdhër arrest ndaj Ballukut nga ana e SPAK, ndërsa shtoi se ndaj saj do të merret një masë e rëndë. Toska u shpreh se kjo do të thtoë se ndaj Ballukut mund të ketë arrest me burg, arrest shtëpiak ose detyrim paraqitje.
Toska: Balluku ka kryer një sërë veprash korruptive të cilat SPAK i ka faktuar. Ndaj Ballukut do ketë një masë të rëndë nga SPAK, sipas kodit penal parshikohen 3 forma. Arrest me burg, arrest shtëpiak ose detyrim paraqitje. Por e sigurt është që do merret një masë e rëndë.
Është firmosur urdhër arresti sot, sipas informacioneve që kam unë. Është çështje juridike që po luhet brenda SPAK dhe besoj se do i kalojë parlamentit kërkesa për heqjen e imunitetit dhe më pas do veprohet për masën e sigurisë që them.
“Do të merret një masë e rëndë ndaj saj, arrest me…”/ Reagon gazetari: SPAK ka firmosur urdhër arrestin ndaj Ballukut
