Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Elon Musk: Brenda 20 viteve, puna do të jetë vetëm një hobby
Elon Musk ka dhënë një prej deklaratave më tronditëse të viteve të fundit mbi të ardhmen e njerëzimit. Duke folur në Forumin e Investimeve SHBA-Saudite në Uashington, miliarderi i teknologjisë tha se inteligjenca artificiale dhe robotët humanoidë do të transformojnë kaq thellë ekonominë globale, sa brenda 10 deri në 20 viteve puna tradicionale nuk do të jetë më e domosdoshme. Sipas tij, njerëzit do të punojnë vetëm për qejf, ashtu siç luajnë sporte apo lojëra kompjuterike. Musk u shpreh se përparimi i robotikës dhe AI do të eliminojë varfërinë, duke e kthyer mungesën e mjeteve në një “problem inxhinierik” dhe jo shoqëror. Sipas tij, robotët do të kryejnë shumicën dërrmuese të punëve, ndërsa njeriu do të ketë luksin ta zgjedhë vetë nëse dëshiron të punojë...