Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Kevin Spacey bën deklaratën e papritur: Unë nuk kam shtëpi!
Aktori i njohur amerikan Kevin Spacey ka folur për gjendjen e tij financiare dhe jetën pas skandaleve që e vunë në qendër të vëmendjes mediatike ndërkombëtare. Spacey u lirua përfundimisht nga akuzat për sulm seksual të ngritura nga katër burra në Mbretërinë e Bashkuar, por ai pranon se kostot e shtatë viteve të fundit kanë qenë “astronomike”. “Unë jetoj në hotele, jetoj në apartamente Airbnb, shkoj aty ku është puna”, tha fituesi i çmimit Oscar për The Telegraph në një intervistë të botuar të mërkurën, duke shtuar: “Unë fjalë për fjalë nuk kam shtëpi, kjo është ajo që po përpiqem të shpjegoj”. “Gjendja ime financiare nuk është e shkëlqyer, por falimentimi nuk ndodhi kurrë. Kisha shumë pak të ardhura dhe shumë shpenzime,” tha aktori. Ai...