“Ramës dhe Ballukut i ka ardhur fundi”/ Pezullimi i zv.kryeministres, Shehaj: E shpëton vetëm arratisja nga Shqipëria

“Ramës dhe Ballukut i ka ardhur fundi”/ Pezullimi i zv.kryeministres, Shehaj: E shpëton vetëm arratisja nga Shqipëria

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj e ka quajtur moment historik vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas Shehajt, po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar për 35 vite ne Shqipëri. Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i Mundësia deklaroi se Rama po takohet tani me Ballukun në kryeministri, teksa përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë. Kreu i Mundësia e quan këtë një moment historik dhe teksa nënvizon se pas Ballukut, radhën për të dalë para drejtësisë e ka kryeministri për aferat korruptive që po heton SPAK, Shehaj thekson se “Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja nga Shqipëria!” “Tani që po flasim, zv.kryeministrja e pandehur dhe me dy masa sigurie, dhe e pezulluar...