Pas masave të sigurisë për Ballukun, GJKKO vendos “arrest në shtëpi” për bashkëpunëtorët e saj të afërt

Zbulohen emrat e dy vartësve të Ballukut, ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’. Bëhet fjalë për Erald Elezin, drejtor i KESH-it, dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.
Kujtojmë se Elezit i është komunikuar akuza “shpërdorim detyre dhe “shkelje e barazisë në tendera”.
“Është fakt publik ish-drejtori i Rrugëve është marrë i pandehur dhe është i dërguar për gjykim në gjyqtarin e seancës paraprake, drejtori aktual është marrë i pandehur. Ish- drejtori i KESH është marrë i pandehur dhe po hetohet”, tha kreu i SPAK Altin Dumani rreth një muaj më parë.
E njëjta akuzë iu komunikua edhe kreut të ARRSH Gentian Gjyli.
Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, 22 individë dhe 3 subjekte private. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë në zhvillim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë.
Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Evis Berberit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!