“Ndaj saj mund të ketë akuza të tjera”/ Vendimi për Ballukun, reagon analisti:Pas pezullimit, duhet të jepte dorëheqjen

“Ndaj saj mund të ketë akuza të tjera”/ Vendimi për Ballukun, reagon analisti:Pas pezullimit, duhet të jepte dorëheqjen

Analisti Ben Andoni thotë se Belinda Balluku, pas masave të dhëna nga GJKKO, duhet të jepte dorëheqjen. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri”, ai theksoi se edhe Rama duhet ta shkarkojë nga detyra qoftë për pjesën morale, por gjithashtu edhe për faktin se qeveria duhet të funksionojë. “Patjetër. E para për pjesën morale dhe e dyta që qeveria të funksionojë. Më e mira nga të gjitha do të ishte, që një individ që i ka marrë shtetit pafund, privilegje, ndere pozicione e rroga, duhet të kishte mirësinë, por kjo fjalë është e papërshtatshme për zonjën Balluku, që duhet të jepte dorëheqjen vetë. Pas pezullimit, duhet ta jepte vetë dorëheqjen.”, u shpreh Andoni. Pyetur edhe për hetimet që kanë nisur ndaj saj për lotin...