Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Presidentja Vjosa Osmani cakton datën, ja kur mbahen zgjedhjet e parakohshme
Presidentja e Kosovës ka njoftuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen 28 më dhjetor. Osmani ka nënshkruar sot vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi një ditë më parë deputetët dështuan për herë të dytë që të zgjidhnin ekzekutivin e ri të vendit. Nënshkrimi i dekretit për shpërndarjen e Kuvendit vjen po ashtu pasi udhëheqësit politikë nuk arritën asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin. “Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.