Hidhet shorti i Play-Off, Shqipëria mëson kundërshtarët

Në selinë e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës është hedhur shorti ku janë mësuar çiftet gjysmëfinale që do të garojnë për një biletë në Kupën e Botës 2026.
– Advertisement –Shqipëria do të përballet me Poloninë për fazën e playoff të Botërorit, ndërsa Kosova do të luajë me Sllovakinë.
Në rast fitore në gjysmëfinale dhe të një kalimi më tej, Shqipëria do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.
Në rast fitoreje në gjysmëfinale, Kosova përballet me fituesin e çiftit Turqi-Rumani. Me këta të fundit u përball në Nations League.
Shqipëria dhe Kosova i mbyllën ndeshjet kualifikuese në vendet e dyta në grupet respektive dhe për rrjedhojë do garojnë për “ëndrrën amerikane”.