Charlie Chaplin, para dhe pas Hollivudit!

Charlie Chaplin, para dhe pas Hollivudit!

Gjeni universal, dalë nga një rini e vështirë për të bërë karrierë në Shtetet e Bashkuara, Charlie Chaplin kishte ndër të tjera edhe dhuntinë e muzikës. Tashmë njihet reputacioni i romancës së tij hit: “Buzëqeshje”, por pak e dinë se interpretuesi i Sharlotës e kompozonte vetë muzikën filmave të tij, duke filluar nga “Dritat e qytetit” (1931). Edhe në ditët e sotme, mbreti i filmave pa zë vijon të na flasë e të na bëjë për vete. Aktor, regjisor, producent dhe kompozitor i filmave të tij, Charlie Chaplin është krijuesi i një vepre universale, artist akrobat, gjithmonë mes të qeshurave dhe lotëve. Rolet e tij si endacak janë të paharrueshme, filmat e tij mahnisnin miliona spektatorë. Gjeni i komikes, Chaplin është me siguri artisti më i kompletuar...