Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Shënimet në ditarin e Tolstoit dhe amaneti që la/ Kisha e quante shkrimtarin si heretik dhe mohues të fesë ortodokse
Lev Nikolajeviç Tolstoi u bë shkrimtar universal, të cilit Rusia s’kishte fuqi t’i bënte ndonjë të keqe, por kisha e quante vit për vit si heretik e mohues të fesë ortodokse. Ai ishte, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof. Rrjedh nga familja aristokrate e Tolstojve. Njihet për dy veprat kryesore “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina”. Nëna e tij Maria Nikollajevna Vollkonskaja vdiq kur Tolstoi i mbushi 2 vjet. I ati Kont Nikolla Iliç Tolstoi vdiq kur shkrimtari i ardhshëm ende nuk i kishte mbushur 9 vjet. Kështu ai mbeti nën mbikëqyrjen e tezes së tij Tatiana Aleksandra Ergolska. Rininë e kaloi në vendlindje ku edhe qe edukuar. Më 1844 hyri në Universitetin e Kazanit dhe në vitin 1847 ende pa mbaruar studimet u kthye në...