Lul Beshaj: Ndoshta dora t’ka harrue, ama zemra kurrë…

Nga Lul Beshaj:

Ndoshta dora t’ka harrue, ama zemra kurrë. Jam dashtë me i mbledh bashkë copat e shkretueme të saj e me fshi gjithkund gjurmët e pranisë së jetës. Kur zemra e nji burri bahet shkretëtirë aty nisin e ja behin erërat e forta të fatit. Po ç’randsi ka fati para gjurmës tande në zemër. Asht si gjurma e dritës së parë në dy sy që kanë ken verbue tanë kohës.

E ma shumë se çdo gjë, emni yt dhe qenia jote e brisht u bë masa ime shpirtërore. Dhe dy hapa kohë dhe tek dera vjen vjeshta. Unë e di, ty të grin sytë vetmia e mallit. Por nëse najherë ke me më pasë dëshirë andrrash, deshta veç me të thanë se në shkretinë teme asht ende nji kullë me lule të bardha të gjakut, zemra jote në mue. Por unë du me t’pa me jetue.

Me jetue tanë qenien tande prej ylli të hirtë. E mos harro se në çdo frigë gjendet nji djall, e në çdo shpresë gjendet veç Zoti. Jeto dhe shpreso. Qenia jote i duhet botës për me u quejt dashuri!Isidori puthiti fletën, lëmoi syprinën e saj dhe e nisi andej kah rrihte fortë nji zemër vajze.

ObserverKult

———–

LEXO EDHE:

Lul Beshaj: T’i dua sytë e zemrës…

Ndoshta ti s’do as t’a dëgjoshKur unë të them: s’t’i dua sytë e ballitTjetër gjë më solli gjer tek tyQë është përtej ndjesisë së mallit.

Ti ndoshta trishtohesh, mbase dhe mërziteshSe sytë e ballit s’t’i dua aq fortTi ke padyshim sytë më mahnitësPor mua tjetër gjë më soll’ në tënden botë…

E them, sytë e ballit nuk mundem t’i duaTi ke tjetër gjë që mua më çmendËshtë një e përtejme më shumë se e çmuarDiçka që kalon çdo kohë, çdo vend…

Edhe po t’a them ti ke sy mahnitësSy që i përngjasin padyshim veç ëndrrësPor ti ke dy sy të papërsëritshëmDy sytë që unë dua, sytë e tu të zemrës!

ObserverKult

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *