Tregimi “Raport para një akademie” i Franz Kafkës

Tregimi “Raport para një akademie” i Franz Kafkës

Franz Kafka Nga Ndue Ukaj Shkrimtari i madh i temave të thella ekzistenciale dhe i veprave monumentale letrare, siç janë “Procesi”, “Kështjella”, “Metamorfoza”, Franz Kafka, ka shkruar edhe plot tregime fantastike. Njëri ndër ta është tregimi “Raport para një akademie”, ku lexuesi ballafaqohet me një personazh krejtësisht të pazakonshëm dhe si i tillë, ai lexuesit i transmeton një përvojë tronditëse. Ky personazh s’ është i llojit të Jozefit, Gregor Samsas dhe as të plakut që e hasim te tregimi i mrekullueshëm “Para ligjit”, por një majmun që paraqet një raport para një akademie.   Shkrimtari i papërsëritshëm që thoshte se “një libër duhet të jetë një sëpatë për të çarë detin e ngrirë brenda nesh”, në këtë tregim lexuesit ia jep këtë sëpatë të cilën...