Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Ju kujtohet përralla për mbretin lakuriq…/ Lexojeni, nëse e keni “harruar”
Na ishte njëherë një mbret dhe një mbretëri. Mbreti kishte oborrtarët dhe shërbëtorët e tij, po ashtu kishte edhe pasuri të cilën e kishte marrë nga mbretëria dhe populli i tij që jetonte në varfëri. Po afrohej festa e mbretërisë së tij. Mbreti kishte vendosur që atë ditë të vishej më bukur se çdoherë gjatë jetës. Kishte kërkuar rrobaqepësit më të mirë, më të njohur nga e gjithë mbretëria, por nuk ishte i kënaqur. Nisi të kërkojë edhe nëpër botë. Një ditë në oborrin e tij mbretëror u paraqiten tre rrobaqepës të cilët kishin dëgjuar se mbreti po i kërkonte rrobaqepësit më të mirë të botës.I thanë se po vinin nga një vend i largët. Se do t’i qepnin rrobat më të bukura që s’i...