Nesër në Gjakovë mbahet Mitingu i 61-të i Poezisë

Nesër në Gjakovë mbahet Mitingu i 61-të i Poezisë

Nga Blerim Valla Mitingu tradicional i poezisë në Gjakovë, i 61-ti me radhë këtë vit do të mbahët vetëm një ditë dhe atë të premten më 21 nëntor.Ky edicion do të vjen me program të reduktuar në masë të madhe. Pra më i varfër për afër 90 % të aktiviteteve të tija letrare siç janë mbajtur më herët. Kështu këtë vit nuk do të ndahen tri çmimet letrare si “Çmimi Din Mehmeti” për veprën më të mirë poetike të vitit, pastaj “Çmimi Teki Dërvishi” për veprën më të mirë të vitit në prozë, as “Çmimi Yllka Domi” që i ndahet poteshës më të mirë të re pjesëmarrëse e mitingut, sikurse as “Çmimi Ndërkombëtar Nëna Terezë” që i ndahet poetit më të mirë të huaj që...