Moti i keq/ Çahet argjinatura e kënetës në Tale, përmbyten disa rrugë, uji rrezikon banesat

Banorët e zonës se Mylte në Tale raportojnë se niveli i ujit është rritur ndjeshëm gjatë orëve të fundit, duke dalë nga këneta dhe duke përmbytur disa rrugë, oborre dhe sipërfaqe bujqësore.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Sipas banorëve, problemi ka nisur pas çarjes së argjinaturës së kanalit kryesor, e cila shërben si mbrojtje për zonën e banuar. Çarja dyshohet të ketë lejuar depërtimin e menjëhershëm të prurjeve të mëdha të ujit, duke e vënë komunitetin në rrezik. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Banorët thonë se uji po shtohet me shpejtësi dhe kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile, ndërsa shprehen të shqetësuar për mundësinë e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”