Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, ndalon edhe lëvizjen jashtë vendit – Hetohet për shkelje të barazisë në tendera
Gjykata e Posaçme ka vendosur sot pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe ndalimin e daljes jashtë vendit. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, pas kërkesës së paraqitur nga prokurori i SPAK-ut Dritan Prençi.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Sipas burimeve hetimore, Balluku akuzohet për veprën penale “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, ndërsa çështja lidhet me procedurat e ndjekura për tunelin e Llogorasë si edhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Burime nga gazetarja Anila Hoxha, bëjnë me dije se SPAK ka ngritur dyshime se në këto projekte janë favorizuar operatorë të caktuar, duke cënuar konkurrencën dhe parimet e barazisë...