Fier – Prurjet e Vjosës shënojnë pikun, drejt normalizimit të situatës; qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Çerven dhe Kashisht

Prurjet e lumit Vjosë kanë arritur pikun rreth orës 10:30 të së enjtes në territorin e bashkisë Fier, ndërsa ekspertët e emergjencave civile parashikojnë se gjatë orëve në vijim situata do të nisë të normalizohet. Përmbytjet kanë prekur kryesisht zonat bujqësore të Çervenit dhe Kashishtit në njësinë administrative Frakull.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Sipas banorëve të zonës, vetëm në Çerven janë përmbytur rreth 120 hektarë tokë bujqësore, të mbjella me drithëra dhe foragjere, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e kësaj njësie. Banorët shprehen se ujërat kanë hyrë me shpejtësi në mëngjes, duke mbuluar sipërfaqe të mëdha toke. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Ekspertët bëjnë me dije se niveli i lumit është në rënie. Kuota maksimale prej 7.2 metrash, e shënuar në orën 03:00 të mëngjesit në Memaliaj, ka zbritur aktualisht në 6 metra, tregues ky i lehtësimit gradual të situatës së prurjeve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Moti i keq me erëra të forta ka shkaktuar dëmtime edhe në disa sera me luleshtrydhe në Frakull dhe Cakran, ku fermerët raportojnë probleme të konsiderueshme në kulturat bujqësore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

Ndërkohë, përmbytjet e kësaj vale reshjesh nuk kanë rrezikuar zonat e banuara, falë ndërhyrjeve në sistemet kulluese dhe argjinaturave të ndërtuara vitet e fundit, të cilat kanë mbajtur nën kontroll daljen e ujërave nga shtrati.

Strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin në terren deri në stabilizimin e plotë të situatës.