Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mision i veçantë i Komisionit Evropian për pavarësinë e bankës qendrore në Tiranë
Si pjesë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, u zhvillua një mision i pavarur ekspertësh përmes instrumentit të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Komisionit Evropian (TAIEX). Ekipi i kryesuar nga ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Holandës, z. Klaas Knot, ndodhet këto ditë në Tiranë dhe po zhvillon takime me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë si edhe me krerët më të lartë të shtetit. Qëllimi i misionit është të vlerësojë pavarësinë e bankës qendrore dhe të ofrojë këshillim strategjik të nivelit të lartë, për të përforcuar zbatimin e standardeve evropiane në këtë fushë. Sfondi i misionit lidhet drejtpërdrejt me procesin e zgjerimit të BE-së dhe nevojën për përputhje të plotë me acquis-në dhe praktikat më të mira të Shteteve Anëtare. Komisioni Evropian...