GJKKO konfirmon pezullimin dhe sekuestrimin e pasaportës për Belinda Ballukun: Masat e sigurimit kanë karakter sekret

GJKKO konfirmon pezullimin dhe sekuestrimin e pasaportës për Belinda Ballukun: Masat e sigurimit kanë karakter sekret

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë për zv.kryeministren Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila u pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta. Në një reagim për mediat, GJKKO shprehet se masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Balluku kanë karakter sekret. Gjithashtu theksohet se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e gjykatës në momentin e duhur procedurial. “Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun. Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, thuhet në reagim.