Presidentja Osmani shpërndan parlamentin, pritet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Presidentja Osmani shpërndan parlamentin, pritet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit këtë të enjte. Vendimi i Osmanit vjen pas dështimit të mandatarit të dytë për formimin e qeverisë së dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Tashmë jemi në fazën procedurale që parashihet me Kushtetutë se në rast të dështimit, vendi shkon në zgjedhje. Ky është hapi i parë që duhet të ndërmarrë presidentja e cila pastaj duhet të shpallë ditën e zgjedhjeve. Ndaj sot ka zhvilluar takim me partitë politike për të caktuar datën.