Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Masa e sigurisë për Ballukun, reagon Gjykata e Posaçme
Gjykata e Posaçme ka shpërndarë një njoftim zyrtar për të gjitha mediat në lidhje me masën e sigurisë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në njoftimin e bërë, GJKKO thotë se në këtë moment nuk ka një njoftim zyrtar për t’u ndarë me median dhe publikun. “Përshëndetje të gjithëve! Uroj të jeni mirë. Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun. Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, tha GJKKO.