Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Outlet” në Yzberisht, zbulohet dyqani me mallra të kontrabanduara, arrestohet administratorja
Policia e Tiranës ka goditur një rast kontrabande të mallrave të dyshuara të vjedhura në Greqi, duke vënë në pranga administratoren e një dyqani në Yzberisht. Sipas policisë, gjatë kontrollit në subjektin tregtar që administronte 49-vjeçarja u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme, për të cilat ajo nuk dispononte dokumentacion doganor apo fatura blerjeje “Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSh, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një rast të kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Outlet”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasja: E. K., 49 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjatë kontrollit në subjektin tregtar që administronte kjo shtetase, në...