Gjykata e Posaçme ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të lajmeve në media se zv.Kryeministrja Belinda Balluku është njohur me dy masa sigurie nga GJKKO, pezullim nga detyra dhe pengim i daljes jashtë vendit. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deklaron se në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.
“Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun. Në momentin e duhur procedural do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, deklaron GJKKO në reagimin e saj.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ngritur ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukrës dhe Energjisë Belinda Balluku akuzën për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, në bashkëpunim (nenet 258/2 dhe 25 i KP) për Tunelin e Llogarasë.
Masa sigurie ndaj Ballukut? Reagon GJKKO: S’kemi informacion për të ndarë me publikun…
