Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pentagoni zbarkon në Ukrainë! Kievi do të japë Donbasin dhe do të përgjysmojë ushtrinë?
Shtetet e Bashkuara intensifikojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Mes raportimeve për një plan të fshehtë prej 28 pikësh mes Uashingtonit dhe Moskës, zyrtarë të lartë të Pentagonit qëndrojnë këtë të enjte në Kiev, për bisedime me presidentin Volodimir Zelenski. Sipas ushtrisë amerikane, ekipi drejtohet nga sekretari i forcave të armatosura Dan Driscoll, dhe pjesë e tij është gjithashtu shefi i shtabit ushtarak, gjenerali Randy George, komandanti i lartë i forcave amerikane në Europë Gjeneral Chris Donahue, dhe majori Michael Ëeimer. Driscoll dhe George janë zyrtarët më të lartë të ushtrisë amerikane që shkojnë për bisedime në kryeqytetin ukrainas që kur presidenti Trump erdhi në pushtet. “Sekretari Driscoll dhe ekipi mbërritën këtë mëngjes në Kiev në emër të administratës në një mision...