Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Berisha e ka bërë në brekë”, Mustafa Nano: Mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët
Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai është i trembur. Duke folur për MCN, ai e cilëson Berishën si të vdekur politikisht, si një njeri të moshuar që ngeli në dyert e SPAK, për të shpëtuar fëmijët e vetë. Ndër të tjera ai shtoi se nuk ka besim se SPAK do i shkojë deri në fund kësaj çështje, pasi po godet hallkat e dobëta të politikës. Nga ana tjetër, Nano shton se nëse Edi Rama rezulton që ka informacion lidhur me atë që ndodhi në 21 Janar, duhet pyetur patjetër. “Berisha për herë të parë është duke e bërë në brekë, se është duke përdredhur gjuhën. 14 vjet më parë Berisha ka...