Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Nuk kërkojmë falje”, mediat britanike: Tension mes qeverive të Tiranës dhe Londrës për dëbimin e shqiptarëve
Përplasja e kryeministrit Edi Rama me sekretaren e Brendshme britanike, Shabana Mahmood për dëbimin e 700 familjeve shqiptare nga Britania e Madhe, ka bërë jehonë edhe në mediat britanike. Kreu i qeverisë kritikoi retorikën e zyrtares britanike, ndërsa i kujtoi se shqiptarët janë kontribuues të ekonomisë vendase. BBC shkruan se kryeministri shqiptar e akuzoi Mahmood për “stereotipe etnike” dhe shifrën për 700 familjet shqiptare e cilësoi si një “pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit-it”. Transmetuesi publik britanik thotë se të dhënat zyrtare tregojnë se Mbretëria e Bashkuar ka deportuar më shumë se 13 mijë njerëz në Shqipëri që nga nënshkrimi i marrëveshjes në vitin 2022, të cilën Rama, e cilësoi si një “partneritetet më të suksesshme të Evropës për migracionin e paligjshëm”. Më tej, BBC ndalet edhe te përplasja e...