Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rinumërimi i votave më 11 maj, Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë KAS
Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK që të nisë procedimin penal sipas kallëzimit të kandidatit të PD për deputet, Aulon Kalaja, për procesin e numërimit të votave për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit të këtij viti. Kalaja kishte kallëzuar Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në SPAK, sepse sipas tij nuk kishte vendosur rinumërimin e të gjitha kutive për qarkun e Durrësit, ku Kalaja ishte kandidat për deputet. Pas kallëzimit, SPAK nuk regjistroi procedimin penal, ndërsa këtë të enjte Gjykata e urdhëroi të regjistrojë procedimin penal dhe të nisë hetimin nga anëtarëve të KAS. Shfuqizimin e Vendimit “Për mosfillimin e procedimit penal” të datës 02.08.2025, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me kallëzimin penal nr. 240, datë 01.08.2025,...