19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” të restauruara në 4K (video)

19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” të restauruara në 4K (video)

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) ka restauruar deri tani 19 filma të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale një video me pjesë të filmave të restauruar, teksa shkruan se “19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra të rikthyera mjeshtërisht në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, që së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH”. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit nisi punë me restaurimin veprave filmike në vitin 2012 në bashkëpunim edhe me studiot e huaja. Filmat që janë restauruar deri tani janë prodhime kinematografike para viteve ’90. Filmat “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Lulëkuqe mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Liri a vdekje”, “Nëntori...