“Shtëpia me Gjethe”, kujtesa e heshtur e dhunës së diktaturës (video)

“Shtëpia me Gjethe”, kujtesa e heshtur e dhunës së diktaturës (video)

Në zemër të Tiranës, pas dyerve të një shtëpie të zakonshme, fshihet një histori tronditëse e së shkuarës tonë, jo fort të largët. Muzeu “Shtëpia me Gjethe” nuk është thjesht një shtëpi, është një dëshmi e kohës së errët të regjimit komunist, një vend ku kujtimet dhe artefaktet e një periudhe të dhimbshme rrëfejnë dhunë dhe dhimbje, vrasje dhe tortura të shtetit ndaj qytetarëve të vet. Duke ecur nga dhoma në dhomë, shikuesi udhëton përmes historive të atyre që janë pushkatuar apo dënuar për bindje të ndryshme politike. Dosjet e persekutorëve, regjistrimet e përgjimeve dhe listat e emrave të të dënuarve që japin një pasqyrë të qartë të mekanizmave të frikës dhe kontrollit që sundonin çdo aspekt të jetës së qytetarëve. Në dhomat e muzeut...