“Po përmbytet si në ‘60″/ Situata problematike në Lezhë, reagojnë të revoltuar banorët: Tani erdhi e plasi këtu, pika..

Zona e Bregut të Matës në Lezhë rrezikon që të përmbytet pasi argjinatura e lagunës në Tale është dëmtuar dhe për pasojë uji ka vërshuar drejt zonave të banuara. Banorët shprehen të indinjuar. Njëri prej tyre thotë se këneta ka pasur ngarkesë për shkak se hidrovori e ka futur ujin në kënetë. Ai shprehet se nuk do të bëhet asgjë nëse hidhet vetëm zhavorr, por kërkon që të ketë beton.
“Po përmbytet si në ‘60. Kur nuk ka qenë hidrovori. Njësoj është bërë. E gjithë pjesa është e mbytur në ujë. Kjo punë është bërë vetëm për hatër të peshkatarëve mos me dalë në det. Eskavatori e ka çuar 10 metra pa u bashkuar me detin. Tani erdhi e plasi këtu. Pika më e dobët. Nuk kanë pasur kohë me e bërë se këtu ka qenë pjesë e ulët dhe me e ardhur me përforcuar që të mos çahet. Këneta ka pas ngarkesë sepse i gjithë hidrovori e ka futur ujin në kënetë. Me një vend ka pasur për t’u hapur se uji e hap rrugën vetë. Këtu vetëm ushtria me sjell blinda betoni se me dhe nuk zë më. Ja ku është zhavori..por nuk mbushet me zhavor. Vetëm me beton.”, tha banori.
Një tjetër thotë se shkak i kësaj situate është bërë edhe devijimi i rrugës.
“Kur ka filluar rruga, që ka marrë firma, e kanë pyetur firmën, dhe i kam thënë a do të lihet vendi për t hapur kanalin. As nuk e lanë as vend për eskavato dhe e kanë devijuar projektin e rrugës mbi tre metra. Tani janë sjellë trotuarin në kanal dhe me spostuar rrugën në kanal, këtu jemi të përmbutur nga kjo rrugë. 57 mln që ka sjellë shteti për turizëm dhe ne përmbytemi si vend. Këtu mund të përmbytet komplet bregu i Matës. Situata ka filluar që natën. Vendi do përmbytet, dhe devijimi i rrugës është problem kryesor.”, shtoi ai.