Trondit ish-ambasadori në Sarajevë: Italianët vinin për të vrarë, por askush nuk na tha kush ishin

Trondit ish-ambasadori në Sarajevë: Italianët vinin për të vrarë, por askush nuk na tha kush ishin

Intervistë e diplomatit Michael Giffoni për snajperistët italianë në Sarajevë në vitin 1994 “Unë nuk kam problem të tregoj gjithçka që di. Është një histori që atëherë më tronditi shumë. Por duhet të futemi në atë kontekst lufte”. Në Sarajevën e rrethuar, Michael Giffoni ishte zëvendësshefi i delegacionit diplomatik special (dy vite më vonë u kthye në ambasadë). Një diplomat i ri që më pas u bë ambasadori i parë italian në Kosovë nga 2008 deri më 2013 (në 2014 u përfshi në një hetim gjyqësor nga i cili doli i pafajshëm “sepse fakti nuk ekzistonte”). Dëshmia e tij konfirmon lajmin për italianë mes snajperistëve, që qëllonin nga kodrat. Na tregoni Sarajevën e vitit 1994? Ishim vazhdimisht nën shënjestrën e snajperëve. Edhe ne, megjithëse kishim...