Situata e reshjeve në territorin e qarkut Shkodër, ja si paraqitet gjendja këtë mëngjes…

Informacion i përditësuar për situatën në territorin e Qarkut Shkodër, ora 08.00:
1. *Bashkia Shkodër* ,
• Situata në territorin e kësaj bashkie paraqitet pa probleme.• Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, por deri tani nuk është evidentuar problematike.Grupet e punës ndodhen në terren duke verifikuar nevojat për ndërhyrje të tipit parandalues.
2. *Bashkia Vau Dejës* ,
• Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.• Nuk raportohen probleme në përronj, ura apo në rrjetin rrugor.• Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.
3. *Bashkia Malësi e Madhe* ,
• Reshje me intensitet Gjatë 24 orëve të fundit ka patur reshje shiu me intesitet të ulët.• Nuk raportohen problematika të emergjencave civile.
4. *Bashkia Fushë-Arrëz* ,
• Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.• Ka shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, duke vështirësuar qarkullimin.• Ka ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra.
5. *Bashkia Pukë*
• Vijojnë reshje shiu me intensitet mesatar.• Ka dëmtime në disa rrugë rurale në Njad Gjegjan dhe Luf-Qerret, rrëshqitje të trupave të pemëve në rrugë dhe shembje skarpatash.
6. *DRV Shkodër* ,
• Akset rrugore nacionale të administruara nga kjo drejtori paraqiten të kalueshme.• Reshjet vijojnë, por nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.
7. *Druk Lezhë* ,
• Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.• Nuk raportohen probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së Rezervuarit të Shtodrit.• Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë nën kuotat e riskut.• Hidrovoret e Velipojës (Vilu dhe Cas) janë në gatishmëri dhe punojnë normalisht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!