Në parim miratohet projektbuxheti 2026/ Seanca maratonë në Kuvend, 83 votat e PS, opozita votoi kundër

Në parim miratohet projektbuxheti 2026/ Seanca maratonë në Kuvend, 83 votat e PS, opozita votoi kundër

Kuvendi miratoi në parim në orët e para të mëngjesit të së enjtes, projektbuxhetin 2026 si edhe 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Projektbuxheti i vitit 20226 mori 83 votat pro të shumicës socialiste. Ndërsa 32 deputetë të opozitës votuan kundër. Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon 886 miliardë lekë, ose 8.8 miliardë euro.